Historiku
Gjimnazi “Gjon Buzuku” si institucion edukativo arsimor daton që nga shekulli XIX. Fillet e një shkolle të formatit të gjimnazit datojnë që nga viti 1941-45, ku mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën shqipe dhe sërbo-kroate, ndersa në vitet 1951-52 në këtë shkollë fillon të zhvillohet mësimi edhe në gjuhën turke.
Aktualisht në këtë shkollë mësimi zhvillohet në tri gjuhë; shqip, boshnjakisht dhe turqisht. Shkolla posedon edhe tri paralele të ndarë në fshatra si në Gjonaj, Romajë dhe Reçanë. Numri i paraleleve në qendër dhe teren për vitin shkollor 2022/23, është 59 paralele nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë.
Mësimi në qendër zhvillohet në dy ndërrime; paradite dhe pasdite.
Ndërrimi i paraditës fillon në orën 8:00 dhe përfundon në ora 13:15, ndërsa ndërrimi i pasditës fillon në ora 13:25 dhe përfundon në ora 18:45. Ora e mësimit zgjat 45 minuta.
Që nga viti shkollor 2014/15, jemi shkollë pilote në zbatimin e Kornizës Kurrikulare të Kosovës dhe Kurrikulës Bërthamë,ndërkaq nga viti shkollor 2017/2018 në shkollën tonë zbatimi i Kurrikulës Bërthamë ka hyrë në zbatim të obligueshëm dhe zbatohet me përpikëri si në qendër poashtu edhe në paralelet e ndara në teren.
Nga ai vit gjimnazi ka dy drejtime: Gjimazin e shkencave të natyrës për komunitetin shqiptar ndërkaq për shkak se në shkolla tjera nuk ka profile të drejtimit shoqëroro-gjuhësor për mësimin në gjuhët boshnjake dhe turke implementohet edhe profili shoqëror-gjuhësor.
Që nga viti shkollor 2017/2018 numri i nxënësve nëpër paralele është prej 20- 22 nxënës ashtu siq parashihet në KKK . Këtë vit vijojnë mësimin 1070 nxënës prej të cilëve 820 nxënës në gjuhën shqipe,130 nxënës në gjuhën boshnjake dhe 120 në gjuhën turke. Në paralelet në gjuhën shqipe, boshnjake dhe turke vijojnë mësimet edhe një numër i nxënësve të komunitetit RAE.