Sot, në gjimnazin tonë u mbajt sesioni për Edukim Mediatik, gjatë së cilës nxënësit mësuan për lajmet e rreme apo dezinformatat të cilat mund t’i hasin në mediat sociale.
Nxënësit shikuan dokumentarin “Përalla e lajmeve të rreme” dhe pastaj diskutuan mbi termat e Edukimit Mediatik.
Pjesëmarrës zyrtarë në sesion ishin:
Malbora Krajku – Zyrtare nga Dokufesti
Prof. Alban Zeneli – Fakultet i gazetarisë
Lekë Berisha – Zyrtar nga OSBE
Faruk Rexhaj – Komisioni i Pavarur i Mediave
Falenderojmë profesoreshën e psikologjisë, Sabina Dishallari për mbështetjen në organizim të sesionit.