Sot, EPRB e shkollës sonë morrën pjesë në sesionin informues për Mekanizmat për parandalim dhe reagim kundër braktisjes në arsimin parauniversitar në shkollat e mesme të lartë.
Ky sesion informues u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës në koordinim me ECMI dhe UNICEF.
Qëllimi i sesionit ishte:
-Rritja e përkushtimit të mekanizmave të shkollave në zbatimin e politikave për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes së shkollimit ndërmjet funksionimit efikas të EPRB- ve shkollore.
-Njohja e përgjegjësive ligjore në raport me realizimin e drejtës së arsimit për të gjithë.
-Njohja me Sistemin e Paralajmërimit të hershëm të braktisjes.